KORREKT / SOT13 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Manchester City triumfon bindshëm ndaj Chelseas, rikthen fuqishëm garën e titullit në Ligën Premier

Manchester City triumfon bindshëm ndaj Chelseas, rikthen fuqishëm garën e titullit në Ligën Premier

Manchester City ka shënuar fitore bindëse në udhëtim te Chelsea, në kuadër të xhiros së 32-të në Ligën Premier.

“Qytetarët” arkëtuan pikët e plota me rezultat 0-3, sfidë që ishte tepër e hapur nga fillimi.

Chelsea e nisi shumë më mirë për të rrezikuar fillimisht me Cole Palmer dhe pastaj me Joao Pedron, por Gianluigi Donnarumma me super pritje ua mohoi golin.

Chelsea faktikisht edhe e gjeti golin përmes Marc Cucurella, mirëpo u anulua për pozitë jashtë loje.

Sidoqoftë, ishte Man City që e zhbllokoi epërsinë falë Nico O’Reilly që shënoi me kokë pas harkimit fantastik të Rayan Cherkit (51’).

Vetëm gjashtë minuta më vonë, Cherki dhuroi një tjetër asistim të shkëlqyer – këtë herë te Marc Guehi, i cili realizoi për ta dyfishuar epërsinë (57’).

Ndërkohë, fitoren e vulosi Jeremy Doku me një gol nga afërsia pas një gabimi trashanik në mbrojtjen vendase (68’).

Man City kësisoj shkon në kuotën e 64 pikëve, gjashtë më pak se Arsenali por ka një ndeshje më pak të zhvilluar në krahasim me londinezët, derisa Chelsea qëndron në vendin e gjashtë me 48 sosh./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.