Një surprizë e papritur tronditi banorët këtë mëngjes në Big Brother VIP Albania 5.
Një zarf i zi solli lajmin se Kristi Lamaj është përjashtuar përfundimisht nga gara.
“Banorë, Vëllai i Madh ju njofton se Kristi Lamaj është përjashtuar përfundimisht nga gara. Televotimi aktual anulohet“ – thuhej në Zarfin e Zi që u lexua nga Brikena.
BBVA/Instagram
Banorët ende nuk e dinë se çfarë ka ndodhur me Kristin dhe kanë nisur të aludojnë se ai mund të jetë ngjitur në mur, ashtu sikurse ka ndodhur edhe dy herë të tjera.
Stenaldo: Nuk e kuptoj çfarë ka ndodhur.
Selin: Kur thotë përjashtohet, domethënë ka shkelur rregulloren. Kushedi ka hipur prapë atje.
Juela: Po bënte gati rrobat dje.
Stenaldo: Jo nuk e kuptoj ketë gjë.
Juela: Ka qëndruar shumë vetëm këto ditë.
Mbetet të shihet gjatë spektaklit të së shtunës se çfarë ka ndodhur. /Telegrafi/