Ambasadori amerikan në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Mike Waltz, tha se presidenti amerikan, Donald Trump “do t’i bëjë OKB-së atë që ka bërë me NATO-n gjatë 10 viteve të fundit”.
Ai madje shpërndau edhe kapele me mbishkrimin: BËJME OKB-NË MADHËSHTORE PËR HERË TË DYTË.
Kryediplomatja e BE-së për politikën e jashtme, Kaja Kallas, kujtoi se pas Luftës së Parë Botërore u krijua Lidhja e Kombeve — por ajo dështoi të parandalonte një katastrofë tjetër globale.
Pas Luftës së Dytë Botërore, u themelua Organizata e Kombeve të Bashkuara me të njëjtin qëllim: të parandalonte luftëra të reja.
“Dhe tani kemi shumë luftëra”, theksoi Kallas, duke treguar krizën e sistemit aktual ndërkombëtar të sigurisë. /Telegrafi/