Ylli i Mallorcas Vedat Muriqi e ka fituar epitetin e “Lojtarit të Ndeshjes” nga “SofaScore” me paraqitjen fantastike ndaj Real Madridit.
Muriqi shënoi golin e 19-të të La Liga-s në kohën shtesë për ta lënë plotësisht të shtangur Andriy Lunin dhe i sjellë Mallorcas fitoren e parë pas 14 viteve kundër gjigantit madrilen.
“SofaScore” e ka vlerësuar me notën 7.5, që ishte më e larta në këtë sfidë ku përpos golit, fitoi edhe shtatë duele.
Muriqi ndër të tjera pas golit nuk arriti t’i mbajë lotët pasi siç e dimë kaloi një periudhë të rëndë emocionale kur pësoi humbje nga Turqia në finalen e play-offit, që u zhvillua në Prishtinë.
Ndërkohë, bashkëlojtari i tij Mojica u dëgjua duke ia dedikuar golin Kosovës pas festës, në momentin kur Muriqi s’po arrinte t’i ndalë lotët./Telegrafi/