KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Amir Shaipi magjik, shkëlqen në fitoren e Luganos ndaj Thun

Amir Shaipi magjik, shkëlqen në fitoren e Luganos ndaj Thun

Portieri Amir Shaipi ka dhuruar një tjetër paraqitje spektakulare në Zvicër, këtë herë ndaj liderit Thun.

Lugano mori një fitore të madhe me rezultat minimal 1-0, ku gardiani i Kosovës ishte në formën më të mirë të mundshme.

Me gjashtë pritje, pesë prej tyre brenda zonës – Shaipi shkëlqeu për ta marrë një notë të lartë prej 8.8 nga “SofaScore”, e dyta më e larta në ndeshje pas golashënuesit Correira me 9.0.

Përpos pritjeve, ai kompletoi edhe 32 pasime nga 52 të tentuara, si dhe 11 topa të gjatë të saktë nga 28 që provoi, derisa më interesante ishte fakti që kishte plot 62 prekje të topit.

Lugano pas kësaj fitore shkon në kuotën e 54 pikëve ndërsa Thun mbetet lider i vetëm me 71 sosh./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.