Nicolo Barella pranon se Bodo/Glimt e meritoi kualifikimin në Ligës së Kampionëve, ndërsa thekson se prioriteti i Interit mbetet fitimi i Scudettos në Serie A.
Inter kishte nevojë për një paraqitje të jashtëzakonshme për të përmbysur humbjen 3-1 në Norvegji, dhe skuadra besonte se mund ta arrinte këtë në “San Siro”.
Megjithatë, pavarësisht dominimit në posedim dhe rasteve të shumta, sulmi i zikaltërve doli i pafuqishëm, ndërsa gabimet në mbrojtje, sidomos ajo e Manuel Akanjit që çoi te goli i parë i Jens-Petter Hauge, dolën fatale.
Hakon Evjen shënoi golin e dytë, ndërsa Alessandro Bastoni realizoi gol, duke vendosur shifrat 5-2 në total dhe duke eliminuar Interin.
“Ne pranuam një gol për shkak të një gabimi individual, kjo ndodh në futboll, por më e vështira ishte të çonim rezultatin në favor tonin dhe nuk ia arritëm. Bodo e meriton përshëndetjen, na mundi në shtëpi dhe jashtë, kështu që e meritoi kalimin për fazën tjetër”, deklaroi Barella për Sky Sport Italia.
Ky është një goditje e hershme për Interin në Evropë, pasi nuk kishin dalë kaq herët që nga sezoni 2020-21 kur Antonio Conte nuk kaloi fazën e grupeve.
Megjithatë, ekipi duhet të përqendrohet plotësisht në Serie A, ku janë 10 pikë para rivalëve dhe në gjysmëfinalen e Coppa Italia kundër Comos.
“Synimi ynë ka qenë gjithmonë të luftojmë në të gjitha kompeticionet, siç kemi bërë në vitet e fundit. Sezonin e fundit dolëm jashtë ndaj Atletico Madrid dhe fituam Scudetton, këtë sezon dolëm ndaj Bodo dhe jemi 10 pikë para. Natyrisht, objektivi mbetet Scudetto, dhe kështu ka qenë që nga fillimi i sezonit”, deklaroi Barella. /Telegrafi/