Xhudistët e Kosovës i kanë nisur sot (e shtunë) garat në Grand Slamin e Parisit, ku shumica nga ta kanë shënuar fitore në përballjet e para.
E para që nisi garat ishte xhudistja Fationa Kasapi, e cila në kategorinë deri në 52 kilogramë fitoi më “Yuko” ndaj francezes Blandine Pont.
Fitore shënoi edhe Erza Muminoviq në kategorinë deri 48 kilogramë, ku në xhiron e parë e mposhti xhudisten nga Franca Marine Gilly.
Edhe Akil Gjakova e ka nisur mbarë paraqitjen në Grand Slamin e Parisit, ku në kategorinë deri 73 kilogramë ai mposhti Otari Kvatidze nga Portugalia.
Megjithatë, e pafat ishte Flaka Loxha e cila pësoi humbje në xhiron e parë në kategorinë deri 57 kilogramë, duke u mposhtur nga britanikja Acelya Toprak.
Distria Krasniqi dhe Laura Fazliu do t’i fillojnë garat më vonë.
Ndryshe, spektakli botëror i xhudos zhvillohet që zhvillohet në Paris më 7 dhe 8 shkurt, marrin pjesë 499 garuesve nga 80 shtete, ku Kosova synon sërish podiumin. /Telegrafi/