Kandidati për deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj, ka deklaruar se tubimi i mbajtur sonte në Rekën e Keqe ishte dëshmi e qartë e fuqisë dhe mbështetjes që gëzon Aleanca në këtë zonë.
Përmes një postimi, Lekaj bëri të ditur se në shkollën “Mallzum Këpuska”, së bashku me banorët e Qabratit, është riafirmuar zotimi që pas 28 dhjetorit Kosova të qeveriset nga njerëz të besës, të përkushtuar dhe që e duan vendin e tyre me zemër.
“Reka e Keqe sonte na mblodhi për ta dëshmuar fuqinë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Me banorët e Qabratit u zotuam se pas 28 dhjetorit, Kosova do të qeveriset nga njerëz të besës dhe që e duan vendin e tyre”, ka shkruar Lekaj.
Ai ka theksuar se AAK do të vazhdojë të jetë pranë qytetarëve dhe të punojë për interesin e tyre, duke përsëritur mesazhin se “Aleanca është krah teje”.