Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve”, mysafir ishte trajneri i njohur kosovar Tahir Lushtaku. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorit zyrtar Exfis.
Lushtaku ka folur edhe për vështirësitë financiare me të cilat përballej klubi Drenica në periudha të ndryshme, duke treguar se në disa raste ishte detyruar të ndihmonte vetë futbollistët nga xhepi i tij.
“Njëfarë forme unë nuk kam pasur ndonjë përgjegjësi ndaj lojtarëve sepse unë kam qenë vet trajner dhe në njëfarë forme është dashur të paguhem në atë moment”.
“Por dashuria për klubin edhe jam munduar që disa futbollistë që kanë nevojë që i kanë pasur kushtet e vështira dhe që kanë udhëtuar, të paktën të mundohem të iu dal në ndihmë, pavarëissht që klubi i ka pasur vështirësitë financiare, jam munduar që disa futbollistë t’i ndihmojë varësisht nga mundësitë që kam pasur”.
“Domethënë ju kam dalur në ndihmë ose me ndonjë ndihmë simbolike për shembull për rrugë ose ndonjë pjesë të rrogës”.
Episodin e plotë me Tahir Lushtakun mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube./Telegrafi/
– YouTube www.youtube.com