Kompania Rajonale e Ujësjellësit KRU Bifurkacioni ka njoftuar për ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijes për konsumatorët e rrugës “12 Qershori”.
Sipas njoftimit, ndërprerja do të ndodhë më 6 mars 2026, në intervalin kohor nga ora 10:00 deri në orën 16:00.
Kjo ndërprerje lidhet me realizimin e punimeve në kuadër të projektit për zëvendësimin e ujëmatësve të vjetër me ujëmatës të rinj. Sipas kompanisë, projekti synon përmirësimin e matjes së konsumit të ujit, rritjen e efikasitetit në sistemin e furnizimit si dhe ofrimin e shërbimeve më cilësore për konsumatorët.
Nga KRU “Bifurkacioni” u është kërkuar mirëkuptim qytetarëve për ndërprerjen e përkohshme të ujit gjatë kohës së realizimit të këtyre punimeve. /Telegrafi/