Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka sqaruar vendimin e saj për shpërndarjen e Kuvendit, duke theksuar se dekreti nuk ka qenë një vendim i marrë nga dëshira personale, por një detyrim i diktuar nga Kushtetuta.
“Nuk ka qenë dëshira ime, por detyrim kushtetues. Ajo që kam firmosur ka qenë formalizim i një gjendjeje kushtetuese ekzistuese. Sikur të mos e bëja, do të isha në shkelje kushtetuese”.
“Nuk ka qenë një vendim që e kam marrë vetë, por jam konsultuar me dhjetëra juristë”, ka deklaruar Osmani gjatë një interviste në emisionin me Çim Pekën.
Presidentja ka shtuar se do të respektojë çdo vendim që mund të marrë Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës lidhur me këtë çështje, duke nënvizuar rëndësinë e ruajtjes së integritetit kushtetues.