Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar nga Brukseli se në përfundim të Samitit BE–Ballkani Perëndimor është marrë vendimi që të gjitha masat e vendosura ndaj Kosovës të hiqen.
Ajo bëri të ditur se një pjesë e masave hiqen menjëherë, ndërsa pjesa tjetër do të hiqet në fund të janarit.
Gjatë kumtimit të lajmit, në video u shfaq edhe kryeministri shqiptar, Edi Rama, i cili e përgëzoi presidenten Osmani për arritjen e këtij vendimi.
Presidentja Osmani e falënderoi Ramën për kontributin e dhënë në këtë çështje.
Osmani theksoi gjithashtu se fondet do të zhbllokohen gradualisht: pjesa më e madhe menjëherë, ndërsa pjesa tjetër në janar, duke lehtësuar kështu situatën financiare dhe institucionale të Kosovës.