Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur pas përfundimit të mandatit të saj si kreu i shtetit.
Osmani ka treguar se gjatë presidencës së saj, kryeministri Albin Kurti e kishte vlerësuar lart për përfaqësimin e Kosovës jashtë vendit.
Megjithatë, ajo ka shprehur befasinë për qëndrimin e fundit të Kurtit, i cili sipas saj, preferon një president që nuk merret me politikë të jashtme.
“Unë kam marrë vetëm vlerësime të larta për përfaqësimin jashtë vendit. Për mua ka qenë befasuese qëndrimi i tij i fundit që e do një President që nuk merret me politikë të jashtme,” ka thënë Osmani në T7.
Ajo gjithashtu ka theksuar rëndësinë e kompetencave të noterit në vend, duke deklaruar se “Noteri ka shumë kompetenca, pa nënshkrimin e noterit asgjë nuk mund të jetë e vlefshme.”