Milani ka luajtur baras me rezultat 1-1 në shtëpi ndaj Comos në kuadër të javës së 24-të në elitën e futbollit italian.
Rasti i parë serioz erdhi në minutën e 30-të, kur Rafael Leao rrezikoi me një goditje drejt shtyllës së majtë, por portieri Jean Butez reagoi shkëlqyeshëm duke devijuar në këndore.
Dy minuta më vonë, Como kaloi në epërsi pas një gabimi të madh në mbrojtjen e Milanit, me Nico Paz përfitoi në skajin e zonës dhe dërgoi topin në rrjetë për 1-0.
Milan reagoi para pushimit, me Fikayo Tomori që ishte pranë golit pas një krosimi të saktë, por Butez bëri një tjetër pritje vendimtare.
Barazimi erdhi në minutën e 64-të. Rafael Leao pranoi topin në hyrje të zonës dhe, duke parë portierin jashtë pozicionit, realizoi me një parabël të bukur për 1-1.
Ndeshja u tensionua në minutat e fundit. Në të 81-ën, trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, u ndëshkua me karton të kuq për protesta, ndërsa të dyja skuadrat kryen disa zëvendësime për të freskuar lojën.
Pavarësisht përpjekjeve në fund, rezultati mbeti i pandryshuar.
Një pikë për secilën skuadër, në një duel ku rastet më të pastra u konkretizuan vetëm nga një gabim i portierit Maignan dhe një moment individual brilant i Leaos./Telegrafi/