Vajza e Kim Kardashian dhe Kanye West, North West, po përgatitet të lansojë markën e saj të modës dhe bizhuterive.
12-vjeçarja, e cila u pa së fundi me flokë blu neoni dhe bluzë Balenciaga gjatë një xhiroje për pazar në New York, ka mbështetjen e plotë të nënës së saj.
Kim Kardashian ka paraqitur tre kërkesa për markë tregtare për linjën e quajtur “NOR11”.
Njëra mbulon veshjet dhe aksesorët, si fustane, këpucë dhe kapele; tjetra për orët dhe bizhuteritë, si byzylykë, gjerdanë dhe unaza; dhe e treta për çanta dore, portofole dhe kutitë kozmetike, shkruan DailyMail.
Kompania pas markës, KimYe’s Kid Inc., u themelua në Kaliforni në gusht 2023, ku Kardashian figuron si oficerja e vetme, ndërsa reperi Kanye West ka pak ose aspak përfshirje.
Menaxhimi i saj do të jetë në duart e Lou Taylor, menaxherit të famshëm që ka punuar edhe me Britney Spears.
Ndërkohë, North u fotografua duke shfaqur stilin e saj personal në Soho, New York, me bluzë të gjerë Balenciaga, pantallona sportive dhe çizme dimërore të zeza, ndërsa flokët e saj të gjatë blu neoni i rrokullisnin balluket mbi sy. /Telegrafi/