Një person dyshohet se është lënduar rëndë me sëpatë nga një familjar i tij.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Isniq të Deçanit.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Gashi tha se Policia për rastin është informuar nga Qendra e Mjekësisë Familjare rreth orës 15:35.
Viktima është duke u trajtuar tash në Spitalin e Pejës për shkak të lëndimeve të marra.
“Rreth orës 15:35, Stacioni Policor është njoftuar nga QMF se është duke e trajtu një person të lënduar me mjet të fortë, sëpatë, i cili dyshohet se është lënduar nga një familjar. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Isniq të Deçanit. Personi i lënduar është dërguar në emergjencën e Pejës për shkak të lëndimeve që ka pësuar. Prokurorja e shtetit është njoftu me rastin dhe ka autorizuar që me rastin të merret sektori i hetimeve rajonale për shkak të peshës së veprës”, ka thënë Gashi./Telegrafi/