Një ngjarje e rrallë ka ndodhur në distriktin Pamukkale të Denizli, ku një dele ka lindur 9 qengja në një pjellë të vetme.
Deleja 3-vjeçare e racës “Çeşme Sakız” i solli në jetë të vegjlit natën e 16 shkurtit në fermën e familjes Doğan.
Pronari Cemil Doğan tha se merret me blegtori prej gjashtë vitesh, por nuk kishte dëgjuar kurrë më parë për një rast të tillë.
Ai shtoi se delet e kësaj race njihen për pjellori të lartë dhe zakonisht lindin disa qengja në vit.
Veterineri Lütfi Emreoğlu e cilësoi lindjen e nëntë qengjave si jashtëzakonisht të rrallë, duke e lidhur me faktorë gjenetikë, ushqimin dhe pjellorinë e dashit.
Qengjat dhe nëna e tyre po mbahen nën vëzhgim, ndërsa familja shprehet shumë e lumtur për këtë ngjarje të pazakontë. /Telegrafi/