Në fshatrat e qeta të Lincolnshire të Anglisë, një çift ka krijuar një park të veçantë për qentë me aftësi të kufizuara, duke u dhënë atyre mundësinë të jetojnë më lirshëm.
Projekti drejtohet nga organizata bamirëse Broken Biscuits, e cila kujdeset për qen të plagosur ose të paralizuar.
Në këtë park, qentë mësojnë të përdorin karrocat e tyre të posaçme në një pistë asfalti, duke kaluar pengesa dhe duke u mësuar të lëvizin me shpejtësi.
Pas stërvitjes, ata kalojnë në një zonë të gjelbër ku mund të luajnë, të vrapojnë dhe të ndjekin topin pa pengesa.
Parku u krijua nga çifti Tim Giles dhe Cassie Carney, të cilët u frymëzuan pasi panë shumë qen endacakë të paralizuar gjatë udhëtimeve në Evropë.
Sot, streha e tyre kujdeset për rreth 20 qen dhe synon t’u japë atyre një jetë sa më të lumtur. /Telegrafi/