KORREKT / SOT10 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Mexhiti: SHBA-të mbeten partner strategjik për forcimin e institucioneve dhe zhvillimin e vendit

Mexhiti: SHBA-të mbeten partner strategjik për forcimin e institucioneve dhe zhvillimin e vendit

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, priti në takim znj. Nicole Varnes, Ushtruese e detyrës në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup, ku u diskutua për zhvillimet aktuale në vend, forcimin e institucioneve dhe avancimin e reformave që e afrojnë Maqedoninë e Veriut me standardet euro-atlantike.

Gjatë takimit u theksua rëndësia e bashkëpunimit dhe mbështetjes së vazhdueshme që Shtetet e Bashkuara të Amerikës u japin proceseve demokratike, sundimit të ligjit dhe zhvillimit të përgjithshëm në vend.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten partner strategjik dhe aleat i rëndësishëm për Maqedoninë e Veriut. Mbështetja e tyre është e çmuar në forcimin e institucioneve demokratike, zhvillimin e vendit dhe ruajtjen e stabilitetit në rajon”, theksoi Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti.

Në takim u riafirmua rëndësia e partneritetit dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm me SHBA-të, si faktor kyç në avancimin e proceseve demokratike dhe në zhvillimin institucional të vendit.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.