DJ Gimbo dhe Selin Bollati i thanë ‘PO’ njëri-tjetrit, duke kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë në Big Brother VIP Albania.
Derisa ka nisur ceremonia, ajo është ndërprerë nga Rogert Sterkaj, me një fjalim duke hedhur akuza për banoren.
Ai doli para të gjithëve dhe i tha Gimbos të largohet nga Selin, pasi është false dhe po e mashtron.
Foto: YouTube
“Meqenëse ne kemi kaluar disa ditë shumë të paqarta, ne menduam se filluam një start të këndshëm. Ju në të vërtetë nuk i keni ndarë ndjenjat me lojën. Ju keni shkruar këtu me shumë urrejtje shporru Rogert se nuk të duam në dasmë”, u shpreh ai.
Tutje vazhdoi: “E dashur Selin sot përkrah teje është një Ken Barbie e vërtetë. Loja jote po ecën në kurriz të tjerëve o Selin, mos harro se ke filluar me Mirin ke vazhduar me Gretën dhe në fund me DJ Gimbon. E këshilloj të zgjohet nga një dashuri false”.
Foto: YouTube
Edhe pse tentoi të prishte dasmën, ata më pas filluan me ceremoninë.
Mbetet për t’u parë në vazhdim nëse do të ketë ndonjë pengesë nga të tjerët. /Telegrafi/
– YouTube www.youtube.com