KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Përparim Gruda përplaset me Albulena Haxhiun

Përparim Gruda përplaset me Albulena Haxhiun

Deputeti i PDK, Përparim Gruda, është përplasur me kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, gjatë seancës parlamentare.

Nga foltorja, Gruda i ka drejtuar një seri pyetjesh Haxhiut, e cila i ka kërkuar të flasë për popullin dhe jo për të personalisht.

“Drejtoju popullit jo mua”, i është përgjigjur Haxhiu.

Gruda ka kritikuar procedurën për amendamentet kushtetuese, duke thënë se nuk ka precedent që kontrolli paraprak të bëhet sot, ndërsa miratimi të shtyhet pas një dekade.

Ai ka deklaruar: “Unë nuk dal më me fol në këtë Kuvend për ligj”.

Në përfundim, Gruda e ka pyetur Haxhiun pse këto amendamente po dërgohen pas 14 vjetësh, ndërsa kryetarja i ka kërkuar që adresimin ta bëjë tek qytetarët dhe jo tek ajo.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.