Kompania Rajonale e Ujësjellësit Prishtina ka njoftuar se për shkak të punimeve në rrjetin e ujësjellësit do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë në një pjesë të lagjes Dardania në Prishtina.
Sipas njoftimit të kompanisë, ndërprerja do të ndodhë më 16 mars në mëngjes për shkak të punimeve dhe intervenimit në gypin e ujit në rrugën “Idriz Gjilani”.
“Për shkak të punimeve dhe intervenimit në gypin e ujit në Rr. ‘Idriz Gjilani’ në lagjen Dardania, nesër në mëngjes më 16 mars ndërpritet përkohësisht furnizimi me ujë”, thuhet në njoftim.
Nga kompania bëhet e ditur se furnizimi me ujë do të rikthehet menjëherë pas përfundimit të punimeve dhe sanimit të defektit.
Ndërkohë, ujësjellësi ka bërë thirrje edhe për konsumatorët që të kryejnë pagesat e rregullta të faturave për shërbimet e ujësjellësit. Sipas kompanisë, dy fatura të papaguara konsiderohen borxh dhe mund të çojnë në masa të tjera.
“Paguaj për shërbimin që merr dhe shmang shkyçjen nga rrjeti i ujësjellësit, si dhe procedurat e tjera ligjore që mund të pasojnë për shkak të mospagesës së faturave”, thuhet në njoftimin e kompanisë. /Telegrafi/