Analisti politik Nexhmedin Spahiu ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti, nëse nuk e zgjedh Vjosa Osmanin për postin e presidentit, ka edhe variante të tjera rezervë, duke përmendur emrin e Murat Jasharit.
Në emisionin Pressing, Spahiu tha se për t’u zgjedhur president, Murat Jashari do të duhej të kishte miratimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, një proces që sipas tij e ka kaluar edhe vetë Albin Kurti para se të bëhej kryeministër.
Ai shtoi se simbolika shtetërore është thelbësore për këtë post, duke theksuar se në varrezat e heronjve të Kosovës duhet të valojë flamuri i Kosovës dhe jo ai i Shqipërisë.
“Albini ka edhe variante rezervë, e ka për shembull Murat Jasharin, mirëpo Murati për me u zgjedh president duhet me marrë një leje amerikane siç e ka marrë Albin Kurti para se me u bë kryeministër, kushti që e ka pas Albin Kurti nga kuq e zi me kalu në verdh e kaltër, edhe Murat Jashari për me u bë president duhet me kalu verdh e kaltërt, jo në varreza të kryeheronjëve të Kosovës valon flamuri i Shqipërisë, jo i Kosovës”, tha Spahiu.
Deklaratat e Spahiut kanë nxitur reagime dhe diskutime të shumta në studion e Pressingut.