Poezi nga: Heinrich Heine
Përktheu: Sinan Vaka
Në veri përmbi kodrën e xhveshur
Lartohet një bredh i vetmuar
Ëndërron krejt i bardhë e i dehur
Mjegulluar me borë përqafuar.
Ëndërron për një palmë ëndërron,
Deri larg te oazet në lindje,
Vetmitar duron borën duron
Tej në gerxh me mall e me bindje.