Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” Kompania Rajonale e Ujësjellësit Gjakova ka njoftuar se sot do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë në disa zona, si pasojë e një defekti në gypin AC 600 të shkaktuar gjatë punimeve në rrugën pranë “Stone Castle”.
Sipas njoftimit, pa furnizim me ujë do të mbesin Rahoveci, Fortesa, Sapniqi, Pataqani i Ulët, Pataqani i Epërm, Nashpallë dhe Brestovci.
Ndërprerja e furnizimit, siç bëhet e ditur, do të ndikojë edhe në disa dalje të rrjetit në rajon, përfshirë daljen nga Ngrohtorja e Qytetit në Gjakovë, daljen për Dol–Lipovec, Marmull dhe Bishtazhin, daljen për Rugovë, daljen për Romajë, daljen Xërxë–Ratkoc, si dhe daljen Bellacërkë–Krushë–Piranë.
Ekipet teknike të kompanisë kanë dalë në terren dhe po punojnë për sanimin sa më të shpejtë të defektit dhe rikthimin e furnizimit normal me ujë.
KRU “Gjakova” u ka bërë thirrje qytetarëve për mirëkuptim deri në normalizimin e situatës. /Telegrafi/