Natalie Portman u shfaq në formë të shkëlqyer gjatë pushimeve të Vitit të Ri në St. Barts, gati dy vjet pas ndarjes nga ish-bashkëshorti i saj, Benjamin Millepied.
Aktorja 44-vjeçare u pa duke shijuar një ditë plazhi, teksa tregoi linjat elegante me një kostum banjoje të zi dhe flokë të lagur pas notit në oqean.
Nëna e dy fëmijëve ishte e vetme gjatë pushimeve, pasi dy fëmijët e saj, Aleph dhe Amalia, nuk ishin të pranishëm, shkruan DailyMail.
Kjo dalje vjen pasi Portman finalizoi divorcin në shkurt 2024, pas një martese 11-vjeçare që përfundoi mes zërave për tradhti nga ana e Millepied.
Sipas burimeve pranë aktores, Natalie është në një fazë të qetë të jetës së saj, e fokusuar te familja, miqtë dhe mirëqenia personale, duke mos u ndikuar nga jeta e re sentimentale e ish-bashkëshortit.
Ajo thuhet se është “shumë e lumtur” dhe ka lënë pas kapitullin e vështirë të ndarjes. /Telegrafi/