KORREKT / SOT12 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Hollywood “po zhvendoset” në Paris – yjet amerikanë kërkojnë qetësi, privatësi dhe avantazhe tatimore

Hollywood “po zhvendoset” në Paris – yjet amerikanë kërkojnë qetësi, privatësi dhe avantazhe tatimore

Angelina Jolie, George Clooney, Pamela Anderson dhe shumë emra të tjerë po lënë SHBA-të për t’u vendosur në Francë, duke e bërë Parisin të quhet “Frollywood”.

Yjet e njohur shprehen se jetesa më e qetë, privatësia për familjet e tyre dhe mundësitë kreative të kinemasë evropiane i kanë tërhequr larg shkëlqimit dhe presionit të Hollivudit.

George dhe Amal Clooney tashmë janë bërë qytetarë francezë, duke theksuar se binjakët e tyre gëzojnë një cilësi më të mirë jetese dhe një ambient më të shëndetshëm se Los Angelesi, shkruan DailyMail.

Angelina Jolie gjithashtu vlerëson jetën në Francë, duke thënë se kjo i lejon të shprehet më lirshëm si artiste dhe si grua.

Përtej privatësisë dhe jetës familjare, lehtësimet tatimore në Francë e bëjnë Parisin më tërheqës për yjet amerikanë.

Skema TRIP u lejon aktorëve jo-evropianë të përfitojnë zbritje taksash deri në 40% për projekte filmike, ndërsa ardhja e platformave si Netflix ka rritur dukshëm prodhimet lokale.

Edhe Aaron Paul, Natalie Portman dhe Christina Milian kanë zgjedhur të vendosen në Paris për shkak të cilësisë së jetës dhe mundësive kulturore.

Për shumë prej tyre, Franca ofron kombinimin ideal të qetësisë, privatësisë dhe krijimtarisë, duke bërë që qyteti i dritës të bëhet një destinacion i ri i preferuar i Hollywood-it. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.