Përzgjedhësi i Kombëtares së Turqisë, Vincenzo Montella, ka folur në prag të përballjes vendimtare ndaj Kombëtarja e Kosovës, duke theksuar rëndësinë dhe presionin që e shoqëron këtë sfidë.
Tekniku italian pranoi se pritjet janë të mëdha, por u shpreh i bindur se skuadra e tij ka kapacitet për ta përballuar situatën.
“Do të jetë presion. Ka lojtarë që nuk ishin të lindur kur Turqia luajti për herë të fundit në Botëror. Besoj se do ta përballojmë me sukses presionin”.
Montella e vlerësoi maksimalisht edhe rrugëtimin e Kosovës deri në këtë pikë, duke paralajmëruar një ndeshje të fortë dhe të barabartë.
“Kosova me plot meritë ka ardhur deri këtu. Ka pasur në kontinuitet rezultate pozitive. Besoj se do të jetë finale e madhe”.
Ai foli edhe për eksperiencën e tij në krye të Turqisë, duke theksuar besimin që ka te grupi i lojtarëve, pavarësisht rezultatit final të ndeshjes.
“Jam i lumtur që jam selektor i Turqisë. Kam përkrahjen e presidentit. Kjo e arritur është falë lojtarëve. Të gjitha rezultatet e deritashme janë falë lojtarëve. Çfarëdo rezultati të jetë nesër mburrem me këta lojtarë”.
Ndeshja mes Kosovës dhe Turqisë zhvillohet në stadiumin Fadil Vokrri Stadium dhe pritet të jetë një nga sfidat më të rëndësishme në historinë e të dyja përfaqësueseve.
Mbulueshmëria speciale e ngjarjes është mundësuar nga DFK Group, Daakonn Investments, Voom, Patos Kosova dhe 99esim.
/Telegrafi/