Close Menu
    What's Hot

    Tregu i makinave luksoze në SHBA po hyn në një fazë “zgjerimi të fuqishëm” – parashikon një studim

    December 21, 2025

    Dhimbja e shpinës dhe truri – ndërlidhja neuroplastike

    December 21, 2025

    Privohet nga liria një person nga Nigeria, sulmoi fizikisht një polic në Shkup

    December 21, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LEXO:
    • Tregu i makinave luksoze në SHBA po hyn në një fazë “zgjerimi të fuqishëm” – parashikon një studim
    • Dhimbja e shpinës dhe truri – ndërlidhja neuroplastike
    • Privohet nga liria një person nga Nigeria, sulmoi fizikisht një polic në Shkup
    • Ministrja zvicerane “e hapur” për ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët
    • MY Shawarma sjell MY Chicken Burger dhe pikën më të re në Arllat
    • Nuk gabon Barcelona, triumfon ndaj Villarreal dhe ruan distancën në krye të La Liga-s
    • Qimet mashtrojnë: Pse as qentë dhe macet më të mbuluara nuk janë të sigurt nga i ftohti dhe ngricat
    • Shikoni çfarë po ndërtojnë ukrainasit në vijën e frontit
    • Demos
    • Politics
    • Money
    • Buy Now
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Korrekt PressKorrekt Press
    Na ndiqni
    Sunday, December 21
    • Ballina
    • Zgjedhjet
      • Zgjedhjet parlamentare
      • Zgjedhjet e jashtëzakonshme
    • Moti
      • Moti në kosovë
    Korrekt PressKorrekt Press
    Home»Elon musk

    Musk fiton të drejtën e aksioneve në vlerë të 139 miliardë dollarëve të Teslës

    korrektpressBy korrektpressDecember 20, 2025 Elon musk 2 Mins Read
    Musk fiton të drejtën e aksioneve në vlerë të 139 miliardë dollarëve të Teslës
    Musk fiton të drejtën e aksioneve në vlerë të 139 miliardë dollarëve të Teslës
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Gjykata Supreme e shtetit amerikan, Delaware ka vendosur që Elon Musk, drejtuesi ekzekutiv i kompanisë Tesla, të përfitojë aksionet e Teslës me vlerë 139 miliardë dollarë. Ky vendim erdhi pasi një gjykatë më e ulët kishte bllokuar dy herë dhënien e aksioneve.

    Bëhet fjalë për gjithsej 303 milionë aksione, dhe Gjykata Supreme ka konstatuar se gjykata më e ulët kishte gabuar në vendimin e saj.

    Sipas saj, pengimi i dhënies së kompensimit për Musk do të ishte i padrejtë, duke marrë parasysh kohën dhe përpjekjen që ai ka investuar gjatë gjashtë viteve të fundit. Aksionet ishin miratuar nga aksionarët në 2018 për t’i dhënë Musk një kompensim me vlerë disa dhjetëra miliarda dollarë, por gjykatat më të ulëta kishin penguar zbatimin e kësaj vendimi, raporton CNN.

    Sipas indeksit të medias amerikane Bloomberg, Musk me pasurinë e tij prej 644 miliardë dollarësh është personi më i pasur në botë. Një pjesë e madhe e kësaj pasurie qëndron në 413 milionë aksione të Teslës, të cilat janë në pronësi të tij të plotë. Vlera e tyre përfundimtare dje ishte 199 miliardë dollarë, ndërsa çmimet e aksioneve të Teslës janë rekord.

    Së fundmi, Tesla miratoi për Musk një paketë të re kompensimi në aksione, e cila mund të arrijë një trilion dollarë nëse çmimi i aksioneve të Teslës arrin nivelin që parashikon vetë Musk dhe kompania.

    Tesla është një nga kompanitë ku ai ka pronësi. Për më tepër, Musk është aksioneri kryesor i kompanisë hapësinore SpaceX, të cilën planifikon ta listojë në bursë gjatë vitit të ardhshëm. Pritet që kjo të rrisë edhe më tej pasurinë e tij. /Telegrafi/

    TË TJERA

    Nga kamionçinat te Tesla, automjetet më të dashura dhe përdorura në Amerikë sipas shtetit

    Paralajmërim për ‘rrezik ekstrem sigurie’ nga Aviacioni Federal, pasi tre aeroplanë pasagjerësh u futën në panik për të shmangur shpërthimin e raketës së Musk

    Elon Musk është më afër të bëhet trilioneri i parë në histori, ndërsa shënon një moment të rëndësishëm

    LEXO GJITHASHTU

    Tregu i makinave luksoze në SHBA po hyn në një fazë “zgjerimi të fuqishëm” – parashikon një studim

    December 21, 2025

    Dhimbja e shpinës dhe truri – ndërlidhja neuroplastike

    December 21, 2025

    Privohet nga liria një person nga Nigeria, sulmoi fizikisht një polic në Shkup

    December 21, 2025

    Ministrja zvicerane “e hapur” për ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët

    December 21, 2025
    TË TJERA

    MY Shawarma sjell MY Chicken Burger dhe pikën më të re në Arllat

    December 21, 2025

    Nuk gabon Barcelona, triumfon ndaj Villarreal dhe ruan distancën në krye të La Liga-s

    December 21, 2025

    Qimet mashtrojnë: Pse as qentë dhe macet më të mbuluara nuk janë të sigurt nga i ftohti dhe ngricat

    December 21, 2025
    Facebook X (Twitter) Pinterest Vimeo WhatsApp TikTok Instagram

    News

    • World
    • US Politics
    • EU Politics
    • Business
    • Opinions
    • Connections
    • Science

    Company

    • Information
    • Advertising
    • Classified Ads
    • Contact Info
    • Do Not Sell Data
    • GDPR Policy
    • Media Kits

    Services

    • Subscriptions
    • Customer Support
    • Bulk Packages
    • Newsletters
    • Sponsored News
    • Work With Us

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    © 2025 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.
    • Privacy Policy
    • Terms
    • Accessibility

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.