Barcelona e ka konsoliduar pozitën si lider i La Liga të shtunën, pasi mposhti Villarrealin me rezultat 4-1 në “Spotify Camp Nou”, falë tre golave të Lamine Yamal dhe një realizimi nga Robert Leëandoëski.
Katalanasit tani kanë katër pikë më shumë se Real Madrid CF, i cili do të zbresë në fushë vetëm të hënën mbrëma kundër Getafes.
Sipas Marca, trajneri Hansi Flick dha vlerësimin e tij për rezultatin dhe paraqitjen e skuadrës.
Ai u shpreh i kënaqur me mënyrën se si erdhi fitorja, por theksoi se do të nevojitet një nivel edhe më i lartë të martën, kur Barcelona pret Atletico Madrid në ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales së Kupës së Mbretit.
“Sigurisht që mund të bëjmë gjëra më mirë, por më pëlqeu shumë ajo që pashë sot. Luajtëm në nivel të lartë. Të martën do të jetë ndryshe, por duhet të luajmë në këtë nivel”.
Nga fitues i Ligës së Kampionëve te shitës në dyqan – rrëfimi tronditës i ish-lojtarit të Barcelonës

“Ushtruam presion shumë mirë dhe shumë shpejt. Fituam duelet individuale. Më pëlqeu shumë ajo që pashë”, deklaroi Flick.
Flick kishte gjithashtu fjalë të mëdha për Lamine Yamal, i cili realizoi het-trikun e parë në karrierë gjatë 73 minutave që qëndroi në fushë.
“U përpoqëm të kujdeseshim për Lamine, por edhe pjesa tjetër e skuadrës ishte shumë e mirë. I bëmë presion Villarrealit si duhet, duke fituar duelet direkte dhe kjo ishte çelësi i ndeshjes së sotme, presioni i mirë dhe i shpejtë. Ishte një paraqitje e shkëlqyer”, përfundoi tekniku gjerman./Telegrafi/