KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Barcelona arrin marrëveshje për transferimin e përhershëm të Rashford

Barcelona arrin marrëveshje për transferimin e përhershëm të Rashford

Barcelona është gati të nënshkruajë një marrëveshje të përhershme me sulmuesin Marcus Rashford nga Manchester United për sezonin e ardhshëm.

Sipas disa burimeve të besueshme, përfshirë Catalunya Radio dhe Mundo Deportivo, klubi ka vendosur të aktivizojë klauzolën e lirimit të sulmuesit prej 30 milionë eurosh.

Një marrëveshje është arritur tashmë me Rashford, i cili dëshiron të vazhdojë karrierën e tij te ‘Camp Nou’ edhe pas periudhës aktuale.

Barcelona planifikon të paguajë klauzolën në tre këste nga 10 milionë euro secila gjatë tre sezoneve të ardhshme.

Struktura e pagesës raportohet se është pranuar edhe nga Manchester United.

Megjithatë, transferimi nuk është finalizuar ende. Rregullat e ‘fair-play’ financiar mbeten pengesa kryesore që po shtyn shpalljen e zyrtarizimit të marrëveshjes.

Burime nga klubi thonë se marrëveshja do të finalizohet pas zgjedhjeve presidenciale, sapo të aprovohet korniza financiare.

Nëse transferimi do të kompletohet, Rashford pritet të mbetet një pjesë kyçe e projektit sulmues të Barcelonës për sezonin e ardhshëm./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.