Villarreal shpreson të marrë pikë nga Barcelona kur të përballen në “Camp Nou” të shtunën.
Para ndeshjes, trajneri i Villarrealit, Marcelino Garcia Toral, u shfaq optimist në konferencën për shtyp, duke zbuluar se çfarë duhet të bëjë skuadra e tij për të mposhtur kryesuesit e ligës.
“Do të përpiqemi të mos dhurojmë penallti të dyshimta”.
“Luajtëm me 10 lojtarë dhe pësuam një penallti të dyshimtë. Ka pasur ndërhyrje të tilla dhe askush nuk është ndëshkuar me karton të kuq.
“Ata kanë fituar 12 nga 12 ndeshjet në shtëpi. Shënojnë mesatarisht tre gola. Ne po shkojmë atje me shpresën për të fituar dhe për të përmbysur rezultatet e tyre të favorshme.
“Është një ndeshje. 90 minuta dhe gjithçka mund të ndodhë. Nëse luajmë në maksimumin tonë, do të kemi shans për fitore.
“Duhet edhe fat për të mposhtur skuadrat e mëdha, dhe këtë sezon nuk e kemi pasur. Ka pasur situata që nuk kanë shkuar në anën tonë.
“Ata na mundën 0-2, por ne luajtëm në nivel të lartë. Duam të paraqesim të njëjtat argumente, por me më shumë fat.
“Do të kemi më shumë se një mundësi nëse luajmë në maksimum. Por duhet të jemi vendimtarë në zonat e penalltisë, gjë që nuk e bëmë në ndeshjen e parë.
“Duhet të mbrohemi shumë mirë në gjysmën tonë dhe të dimë si të luajmë ato aksione të shpejta. Kundërshtari të jep mundësi.
“Barcelona është dominuese, luan me ritëm të lartë dhe statistikat janë aty. Ne kemi shumë për të fituar dhe pak për të humbur. Nga kjo perspektivë duhet ta përballojmë.
“Stili i lojës së Barcelonës çon në një lojë me kundërsulme të shpeshta. Nëse sulmon hapësirat dhe nuk finalizon, topi të kthehet shpejt. Ata kanë lojtarë të shpejtë dhe të saktë”, deklaroi ai.
Ndërkohë, përballja mes Barcelonës dhe Villarrealit do të nis nga ora 16:15./Telegrafi/