Selin Bollati dhe Greta Kazazi pavarësisht lidhjes familjare, kanë pasur shpesh përplasje në Big Brother.
Një rast i tillë ndodhi së fundmi mes kunatave, të cilat patën një përplasje për shkak të Rogert Sterkajt.
“Mos më thuaj mua kërkon situatë me Rogertin”, iu drejtua Selin – Gretës.
Foto: Instagram
Ajo më pas kërkoi që ta sqaronte dhe në një moment e prekur u largua nga biseda.
Dyshja shpesh nuk janë pajtuar në lojë dhe se kanë kërkuar që të ndajnë këtë pjesë nga ajo që kanë jashtë.
Megjithatë, shpesh janë komentuar edhe nga banorët e tjerë për qasjen ndaj njëra-tjetrës.
Sidoqoftë, mbetet për të parë në vazhdim se si do të jetë ky raport mes tyre. /Telegrafi/