Edhe pse kishte kërkuar një debat në grup për sa i përket mungesës së saj në seancën e imunitetit për Ballukut, nuk ndodhi një gjë e tillë në takimin e zgjeruar.
A2 CNN raporton se ka patur tensione në dy momente mes Kryeministrit Rama dhe Elisa Spiropalit.
Gjatë fjalës së drejtoreshës së Kadastrës, ka patur një ndërhyrje nga Spiropalit duke i kërkuar që të ketë më shumë respekt për deputetët dhe në ato momente mësohet të ketë ndërhyrë Rama duke i thënë që të pushojë dhe të mos flasë.
Gjithashtu burime i thanë A2CNN që edhe në një moment tjetër gjatë kohës kur Spiropali përdorte telefonin, ka pasur një tërheqje vëmendje nga Rama duke e pyetur pse qesh, ndërsa të pranishmit thanë që përgjigja e saj ishte me mimika dhe i është kthyer Ramës që nëse ke diçka për të thënë thuaje.
Në fund Rama i është drejtuar Spiropalit me fjalët: “Mos më provoko se do të nxjerr jashtë”.
Në këtë mbledhje nuk ka qenë e pranishme ish-zv.kryeministrja Belinda Balluku./A2 CNN