KORREKT / SOT25 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Mungoi për votimit e imunitetit të Ballukut, Spiropali i përgjigjet Ballës: Mblidhe grupin pa vonesë

Mungoi për votimit e imunitetit të Ballukut, Spiropali i përgjigjet Ballës: Mblidhe grupin pa vonesë

Ish-Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë dhe njëkohësisht deputetja e PS-së Elisa Spiropali ka reaguar me anë të një statusi këtë të martë lidhur me deklaratën e bërë ditën e sotme nga Kreu i Grupit të PS-së gjatë një konference për shtyp.

Balla ka komentuar mungesën e Spiropalit duke thënë se do të konsultohet me Grupin Parlamentar të PS-së lidhur me mungesën e saj.

Spiropali ka reaguar duke thënë se është plotësisht dakord të kërkojë konsultim dhe të flasin pa vonesë.

Statusi Spiropalit:

Taulant, e lexova me vonesë një deklaratë tënden publike.

Jam plotësisht dakord. Nëse çështja kërkon konsultim me grupin parlamentar, atëherë është pikërisht ajo që duhet bërë pa vonesë.

Thirre grupin dhe zhvillojmë një diskutim të plotë.

Vendimmarrja kolektive është forca e grupit të PS dhe garancia e legjitimitetit politik. Çdo qëndrim që del nga një diskutim i hapur, i troçtë dhe i ndërgjegjshëm, meriton respekt, pavarësisht drejtimit që merr.

Rëndësi ka që vendimi të jetë i menduar, i argumentuar dhe në përputhje me përgjegjësinë që kemi përballë publikut./euronews/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.