Grupi irakian i mbështetur nga Irani, Kataib Hezbollah, ka publikuar një video me dron nga një sulm ndaj bazës Victory të SHBA-së pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Bagdadit.
Besohet të jetë hera e parë që grupi ka përdorur me sukses dronin kamikaz për të anashkaluar mbrojtjen amerikane, transmeton Telegrafi.
Bëhet fjalë për dron të vogël i cili edhe mezi detektohet nga radarët kur i afrohet ndonjë baze ushtarake apo rafinerie nafte.
Në video shihet baza e cila nga operatori i dronit me gjasë fillimisht eksploron terrenin – duke fluturuar mbi objekte të ndryshme.
Pas disa minutave droni përplaset në një prej objekteve të shumta që gjendeshin brenda bazës amerikane në Irak. /Telegrafi/