Close Menu
    LEXO GJITHASHTU

    Vedat Muriqi: Nuk kam asnjë dyshim se RCD Mallorca do të qëndrojë në La Liga

    January 15, 2026

    Kallëzim penal ndaj një 18-vjeçari nga Ohri, ka sulmuar zyrtarët policor

    January 15, 2026

    Kosova ekstradon nga Anglia një të kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar

    January 15, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LEXO:
    • Vedat Muriqi: Nuk kam asnjë dyshim se RCD Mallorca do të qëndrojë në La Liga
    • Kallëzim penal ndaj një 18-vjeçari nga Ohri, ka sulmuar zyrtarët policor
    • Kosova ekstradon nga Anglia një të kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar
    • Kuba pranon mbetjet mortore të 32 ushtarëve të vrarë në sulmin amerikan ndaj Venezuelës
    • Aksident me fatalitet në rrugën Komoran–Carralevë, një person humb jetën
    • Vendos çereku i fundit, Ylli e fiton dramën ndaj Prishtinës
    • Ndodh puthja edhe mes Labinotit e Bia Khalifës
    • Zyrtare: Lirim Kastrati bëhet me klub të ri, i bashkohet skuadrës hungareze
    • Rreth nesh
    • Na kontaktoni
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Korrekt PressKorrekt Press
    Na ndiqni
    Thursday, January 15
    • Ballina
    • Zgjedhjet
      • Zgjedhjet parlamentare
      • Zgjedhjet e jashtëzakonshme
      • Zgjedhjet e 28 dhjetorit
      • Zgjedhjet parlamentare 2025
    • Moti
      • Moti në kosovë
    Korrekt PressKorrekt Press
    Home » Mjeku i rrallë shqiptar që sfidoi detin: 22 ditë nën ujë

    Mjeku i rrallë shqiptar që sfidoi detin: 22 ditë nën ujë

    korrektpressBy korrektpressJanuary 12, 2026 Shqiperi 2 Mins Read
    Mjeku i rrallë shqiptar që sfidoi detin: 22 ditë nën ujë
    Mjeku i rrallë shqiptar që sfidoi detin: 22 ditë nën ujë
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Zylyf Isufi është mjeku i parë dhe i vetmi në Shqipëri që ka sfiduar thellësitë e detit. Ai është specialist i vetëm i fiziologjisë së marinës në vend.

    Ai është kthyer pas në kohë teksa kujton se gjatë karrierës së tij ka lundruar 22 ditë me nëndetëse në 50 metra thellësi.

    “Në 1969 u bëra mjek fiziolog i Brigadës së Nëndetëseve, me gradën përkatëse. Shkuam grupi për specializim në Kinë, nga Pekini në Shangai, për të mësuar praktikat më të avancuara për shëndetin e ekuipazheve nën ujë.

    Në vitin 1971 nisëm punën në Pashaliman, ku punova deri në fund të viteve 1980 si mjek fiziolog dhe mjek shëndetësie i bazës. Ishte përgjegjësia ime që, para çdo lundrimi, të zgjidhja efektivin, të ndaheshin zhytjet lehtë dhe të rënda, dhe të siguroja që ekuipazhet të punonin në kushte optimale”, u shpreh ai.

    Mjeku u shpreh se në Vaun e Dejës pastroheshin tunelët dhe se ai isha i vetmi që merrej me këtë.

    “Shumë herë shkonim pa ditur saktësisht çfarë do të ndodhte, por unë identifikoja parametrat funksionalë të çdo personi: sa mund të durojnë mjedisin, sa duhet të qëndrojnë poshtë dhe kur duhet të dalin jashtë. Sa orë duhet të rrinin në ujë? Një, dy, tre – varet nga thellësia.

    Gjatë karrierës sime kam lundruar 22 ditë me nëndetëse, në 50 metra thellësi, ku temperatura ishte jashtëzakonisht e lartë, lagështia mbi 45%, dhe ajri i kufizuar përmbante gazra të dëmshëm. Shkuam nga Adriatiku deri në Santa Maria, Itali.

    Ishte punë e vështirë: rrinim në 45–47 gradë me kanatiere. Për 22 ditë nuk dolëm fare në sipërfaqe; stomaku im nuk funksiononte, humba nga 3 deri në 5 kg dhe fytyra u zbardh nga efektet e gazrave të nëndetëses”, shtoi ai.

    Isufi shtoi se nuk ka mjek tjetër si i të specializuar për fiziologjinë dhe mjekësinë e marinës.

    “Jam i vetmi. Ka të rinj që duhet të bëhen si unë? Jo, sepse nuk mësohet në fakultet, nuk njihet si specializim. Ky ishte shansi im: të punoja gjithë jetën për të dhënë njohuri dhe për të siguruar që ekuipazhet të jenë të mbrojtur.

    Marina shqiptare ka vetëm 4–6 anije, por unë njihja gjendjen shëndetësore të çdo efektivi. Gjatë karrierës kemi pasur tre aksidente në marinë; në 1961, në Brigadën e Nëndetëseve, humbën jetën dy persona në Durrës sepse nuk e dinin që i kishte mbaruar ajri. Kjo më dha mundësinë të vendos standarde që shpëtuan jetë të tjera”, shtoi ai.

    TË TJERA

    Ortekë dëbore në aksin Qafë Thore-Theth, bllokohet plotësisht rruga

    Arratisja e Altin Ndocit, pezullohet nga detyra zinxhiri komandues i burgut të Durrësit

    Krim i organizuar dhe trafikim narkotikësh – kërkohet paraburgim për të dënuarin para ekstradimit në Shqipëri

    Humbi kontrollin e makinës dhe përplaset me katër automjete të tjera në Kavajë

    Historia e mjekut shqiptar që lundroi 22 ditë me nëndetëse në 50 metra thellësi

    Makina bie në përrua në Klos, drejtuesi i mjetit nuk gjendet

    Pamje me dron nga zjarri katastrofik te Medreseja në Tiranë

    LEXO GJITHASHTU

    Vedat Muriqi: Nuk kam asnjë dyshim se RCD Mallorca do të qëndrojë në La Liga

    January 15, 2026

    Kallëzim penal ndaj një 18-vjeçari nga Ohri, ka sulmuar zyrtarët policor

    January 15, 2026

    Kosova ekstradon nga Anglia një të kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar

    January 15, 2026

    Kuba pranon mbetjet mortore të 32 ushtarëve të vrarë në sulmin amerikan ndaj Venezuelës

    January 15, 2026
    TË TJERA

    Aksident me fatalitet në rrugën Komoran–Carralevë, një person humb jetën

    January 15, 2026

    Vendos çereku i fundit, Ylli e fiton dramën ndaj Prishtinës

    January 15, 2026

    Ndodh puthja edhe mes Labinotit e Bia Khalifës

    January 15, 2026
    Facebook X (Twitter) TikTok Instagram YouTube

    LAJME

    • Zgjedhjet
    • BB VIP Kosova
    • BB VIP Albania
    • Moti në Kosovë
    • Moti në Shqipëri

    SPORTI

    • La Liga
    • Premier League
    • Serie A
    • Ligue 1
    • Superliga e Kosovës
    • Supeerliga e Turqisë

    TË TJERA

    • Lajme
    • Policia e Kosovës
    • Prishtina
    • Bashkimi Evropian
    • Inteligjenca Artificiale

    Subscribe për të gjitha lajmet

    Merrni lajmet i pari

    © 2026 Korrekt Press.
    • Privacy Policy
    • Terms
    • Accessibility

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.