Luka Mishetiq, avokat mbrojtës i Hashim Thaçi tha sot se Prokuroria Speciale e Hagës ka bërë mëkatin më të madh, duke premtuar spektakël, e që në fakt sipas tij nuk kanë paraqitur asgjë.
Mishetiq tha se për një gjë të tillë i kishte folur një mentor i tij prej shumë kohës.
“Mentori im më mësoi para shumë kohësh, se mëkati më i madh në një gjykim është që të premtohet më tepër se sa mund të paraqitet dhe ZPS ka bërë këtë mëkat të madh, të pafalshëm në këtë gjykim. Ata kanë premtuar fishekzjarrë, spektakël, por kanë paraqitur asgjë dhe kjo ka ndodh edhe të hënën”, ka thënë Mishetiq. /Telegrafi/