Ministria e Mbrojtjes së shpejti do të shpallë konkurs për pranimin e 300 ushtarëve të rinj në URMV, paralajmëroi ministri i Mbrojtjes Vllado Misajllovski.
Ai për “Sitel” njoftoi se konkursi të shpallet pasi të merret dokumentacioni i nevojshëm nga Ministria e Financave, në mënyrë që pranimi të fillojë në afatin e pranverës.
“Kur të mbërrijnë nga financat të gjitha dokumentet e nevojshme, do t’i shpallim konkurset, shpresoj në afatin e ardhshëm të pranverës, në mënyrë që sa më shumë njerëz të mund të hyjnë, të konkurrojnë me njëri-tjetrin dhe të jenë pjesë e Ministrisë së Mbrojtjes, gjegjësisht URMV-së”, thotë Misajlovski.
Theksoi se interesi tek të rinjtë po ekzston dhe se kuadri i oficerëve dhe njësive speciale janë në një nivel të lartë trajnimi. Misajllovski shtoi se me rritjen e buxhetit të mbrojtjes do të krijohen kushte për përmirësimin e statusit dhe të ardhurave të pjesëtarëve të URMV.
“Vitin e kaluar, që nga janari, të gjithë të punësuarit në Ministri morën një rritje prej 30 për qind të pagave të tyre. Kur të rritet buxheti i Ministrisë, sigurisht që do të shohim edhe që kuadri të paguhet më mirë, dhe këtë mund ta premtoj”, tha Misajllovski.