Armir Shahini ka qenë i ftuari i Juelës dhe Rogertit në Big Brother Radio të realizuar në shtëpinë e famshme.
Rogert Sterkaj e ka pyetur për një mesazh që do t’ia dërgonte gruas dhe vajzës së tij.
Ai i falënderon për gjithë përkrahjen që i kanë dhënë se se i do shumë, duke shtuar se mezi pret t’i takojë.
Foto: Instagram
“Faleminderit shumë që më dhatë këtë mundësi, unë e kuptoj shumë mirë dhe nga ty e kuptoj edhe më mirë sepse ti vet je një prind i një djali, ti më kupton më shumë se gjithë të tjerët”, iu drejtua Miri-Rogertit.
“Unë kam një mesazh shumë të fortë për bashkëshorten time Rabea vajzën time, i them që i dua shumë se janë një forcë shumë e madhe që unë jam këtu në Big Brother, motivi im të eci sa më shumë”.
“I dua shumë kam shumë nevojë për ta, jetoj me ta dhe mezi pres t’i takoj”, theksoi mes tjerash.
Miri ka vetën një vajzë me partneren e tij, e cila me origjinë është gjermane. /Telegrafi/