Ministrja e Punëve të Brendshme të Shqipërisë Albana Koçiu përmes një deklarate për media ka bërë të ditur se e drejta për të protestuar është e paprekshme, por dhuna është e pafalshme.
Sipas saj, kush sulmon uniformën e Policisë së Shtetit dhe tenton të destabilizojë rendin kushtetues, do të përballet me ligjin përtej çdo alibie politike
“Deklaratë e Ministres së Brendshme, Albana Koçiu – E drejta për të protestuar është e paprekshme, por dhuna është e pafalshme. Kush sulmon uniformën e Policisë së Shtetit dhe tenton të destabilizojë rendin kushtetues, do të përballet me ligjin përtej çdo alibie politike. Jemi në krah të çdo punonjësi policie që shërben me profesionalizëm dhe vetëpërmbajtje edhe përballë një proteste të dhunshme, si dhe në mbrojtje të së drejtës për të protestuar të çdo qytetari që zgjedh demokracinë, jo dhunën”, ka thënë ajo.
Deklaratën e saj e ka publikuar në rrjetin social në Facebook, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. /Telegrafi/