Ish-sulmuesi i Liverpoolit, Michael Owen, beson se Andy Robertson mund të ketë ende një rol të madh për skuadrën, pavarësisht se disa e kanë konsideruar “të lodhur” për sezonin aktual.
Mbrojtësi skocez u shfaq në formë të shkëlqyer në ndeshjen e FA Cup kundër Wolves, ku shënoi një gol dhe dha një asist për fitoren 3-1.
“Pyetja kryesore është: a do të luajë ai në vend të Kerkezit? Sepse, natyrisht, Kerkez u pushua gjithashtu”.
“Unë mendoj personalisht se duhet të luajë. Ai është pensionuar shumë shpejt nga shumë njerëz. Akoma ka shumë për të dhënë”, tha Owen për TNT Sports
Robertson mund të përdoret për të dhënë pushim Kerkezit gjatë sezonit, por mbetet për t’u parë nëse do të qëndrojë pas 30 qershorit, kur i përfundon kontrata me Liverpoolin. /Telegrafi/