KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Brazilianeve u hapet dera me zjarrfikëse, goditet shtëpia e “shërbimeve” në Durrës

Brazilianeve u hapet dera me zjarrfikëse, goditet shtëpia e “shërbimeve” në Durrës

Një operacion i koordinuar nga policia e Durrësit, i koduar “Storm 15”, ka goditur një rrjet të organizuar prostitucioni dhe shpërndarjeje droge në lagjen nr. 17 të qytetit bregdetar.

Pas një hetimi dy-javor me metoda proaktive, blutë e Durrësit ranë në gjurmët e dy shtetaseve braziliane, 26 dhe 39 vjeçe, të cilat kishin marrë me qira dy ambiente në rrugën “Dalip Peza” dhe i kishin përshtatur ato për aktivitet kriminal.

Ndërhyrja nuk ishte e lehtë, pasi njëra prej tyre refuzoi të hapte derën, duke detyruar policinë të kërkonte ndihmën e zjarrfikësve për të hyrë me forcë në banesë.

Gjatë kontrollit, policia sekuestroi pasaporta, shuma parash, tetë aparate celularë dhe sasi kanabisi, ndërsa dy shtetaset e huaja u arrestuan në flagrancë.

Përveç tyre, në gjendje të lirë po procedohet një 22-vjeçar i kapur në vendngjarje, si dhe pronari 30-vjeçar i ambienteve nga Fushë-Kruja, i cili akuzohet se lejoi përshtatjen e pronës së tij për qëllime prostitucioni.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.