Close Menu
    LEXO GJITHASHTU

    Rusët me raketa balistike sulmojnë vendbanimet civile në Ukrainë

    January 2, 2026

    Bënte pushime në Prizren dhe deklarohej e sëmurë në Suedi, zbulohet mashtrimi i polices

    January 2, 2026

    “Babën tem që ka vdekur për këtë tokë, kjo ma ndalon fjalën”, Labi ‘shpërthen’ ndaj Hygertës

    January 2, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LEXO:
    • Rusët me raketa balistike sulmojnë vendbanimet civile në Ukrainë
    • Bënte pushime në Prizren dhe deklarohej e sëmurë në Suedi, zbulohet mashtrimi i polices
    • “Babën tem që ka vdekur për këtë tokë, kjo ma ndalon fjalën”, Labi ‘shpërthen’ ndaj Hygertës
    • Ginovska: Gjithsej 1700 mbikëqyrje për ndotjen e ajrit dhe 398 parregullsi
    • Qytetarët e Shqipërisë dynden drejt Kosovës për turizëm dimëror
    • Ministri izraelit i Kulturës thotë se Gaza i përket Izraelit, palestinezët janë thjesht “mysafirë”
    • Ylli i Interit refuzon Fenerbahcen, preferon kalimin te rivali Juventus
    • Pamje që shkrin zemrat – qeni dhe djaloshi së bashku shikojnë shiun
    • Rreth nesh
    • Na kontaktoni
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Korrekt PressKorrekt Press
    Na ndiqni
    Friday, January 2
    • Ballina
    • Zgjedhjet
      • Zgjedhjet parlamentare
      • Zgjedhjet e jashtëzakonshme
      • Zgjedhjet e 28 dhjetorit
      • Zgjedhjet parlamentare 2025
    • Moti
      • Moti në kosovë
    Korrekt PressKorrekt Press
    Home » MF-Maqedoni: Do të vendoset sistemi inteligjent transportues në Korridorin 10, marrëveshja e grantit u nënshkrua me Bankën Botërore

    MF-Maqedoni: Do të vendoset sistemi inteligjent transportues në Korridorin 10, marrëveshja e grantit u nënshkrua me Bankën Botërore

    korrektpressBy korrektpressDecember 29, 2025 Korridori 10 3 Mins Read
    MF-Maqedoni: Do të vendoset sistemi inteligjent transportues në Korridorin 10, marrëveshja e grantit u nënshkrua me Bankën Botërore
    MF-Maqedoni: Do të vendoset sistemi inteligjent transportues në Korridorin 10, marrëveshja e grantit u nënshkrua me Bankën Botërore
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Maqedonia siguroi 13.56 milionë euro grant mjete shtesë në kuadër të Projektit për lehtësimin e tregtisë dhe transportit në Ballkanin Perëndimor. Marrëveshja e grantit midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Bankës Botërore, e cila vepron si institucioni kryesor financiar për Kornizën e Investimeve në Ballkanin Perëndimor – Programi i transportit të sigurt dhe të qëndrueshëm, u nënshkrua nga ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska dhe drejtoresha e Bankës Botërore për Republikën e Maqedonisë së Veriut, Carole Megevand, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave.

    “Sot po nënshkruajmë marrëveshjen e grantit, me qëllim të përmirësimit të efikasitetit dhe parashikueshmërisë së transportit të Korridorit 10. Ky është një nga komponentët e Projektit për lehtësimin e tregtisë dhe transportit në Ballkanin Perëndimor, qëllimi përfundimtar i të cilit është rritja e efikasitetit të transportit në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe në rajon. Kjo është veçanërisht e rëndësishme në përmirësimin e infrastrukturës rrugore, me ç’rast ne si Qeveri e kemi prioritet të rëndësishëm, ndërsa vetë projekti do të mundësojë lehtësimin e tregtisë dhe do të ulë kostot për subjektet ekonomike”, tha ministrja e Financave.
    Aj theksoi se Qeveria po punon për përmirësimin e kushteve ekonomike në përgjithësi, me qëllim të arritjes së rritjes më të shpejtë ekonomike.

    Drejtoresha e Bankës Botërore për RMV-në, Carole Megevand tha se investimi në infrastrukturën moderne rrugore dhe korridoret e tranzitit është jetik për rritjen ekonomike të Maqedonisë së Veriut.

    “Investimi në infrastrukturën moderne rrugore dhe korridoret e tranzitit është jetik për rritjen ekonomike të Maqedonisë së Veriut në përforcimin e zinxhirëve të vlerës, hapjen e tregjeve, uljen e kostove të bizneseve dhe tërheqjen e investimeve të huaja. Këto përmirësime do t’i ndihmojnë vendit si në krijimin e vendeve të reja të punës po ashtu edhe në krijimin e ekonomisë konkurruese dhe rezistente. Kjo iniciativë është kruciale për reformat e vendit për qasjen në BE dhe në pajtim me legjislacionin e BE-së dhe Strategjinë e qëndrueshmërisë dhe mobilitetit të mençur për Ballkanin Perëndimor”, tha Carole Megevand.

    Njëkohësisht, mjetet e destinuara për vendosjen e Sistemit të Transportit Inteligjent (STI) të Korridorit 10, në vendkalimin kufitar Tabanocë, deri te nyja jugore Veles, që përfshin përkrahjen për vendosjen dhe pajisjen e qendrës nacionale për menaxhimin e trafikut me zgjidhjet e nevojshme të sistemit STI gjatë gjithë Korridorit 8 dhe 10, duke përfshirë edhe Korridorin 10D. Më konkretisht, do të vendoset sistemi për mbledhjen e të dhënave për qarkullimin e trafikut; sistemi për monitorimin e ngarkesës së lëvizjes (WIM), elementët për kontrollin e lartësisë së automjeteve që futen në autostradë, sistemi për mbledhjen e të dhënave për kushtet atmosferike gjatë gjithë gjatësisë së autostradës, si dhe sistemi për monitorimin e transportit të materialeve të rrezikshme (HAZMAT).

    Aktivitet po realizohen në kuadër të Projektit për lehtësimin e tregtisë dhe transportit në Ballkanin Perëndimor, me vlerë të përgjithshme prej 26.2 milionë eurove. Vlera investuese e këtij komponenti është 29.9 milionë euro, nga të cilat 13.56 milionë euro janë mjete grant, ku është nënshkruar marrëveshje dhe 16.4 milionë euro janë hua e marrë nga Banka Botërore. Projekti po zbatohet nga Ministria e Transportit./Telegrafi/

    TË TJERA

    Mickoski: Trenat në hekurudhën me shpejtësi të lartë në Korridori 10 do të lëvizin me shpejtësi deri në 200 km/orë

    MF-Maqedoni: Vitin 2026 e presim me financa publike të stabilizuara dhe siguri më të madhe ekonomike

    Spasovski: Në vendet fqinje për kartonin e gjelbër paguajnë deri në 10 euro, ndërsa tek ne paguhet 5.500 denarë

    MF: Thesari vazhdon me pagesën e rregullt të urdhërpagesave, u paguan subvencionet, pagat, K-15 dhe shpenzimet kapitale

    Ministria e Financave: Mbështetje e re prej 14.2 milionë eurosh për kompanitë në Maqedoni, dy transhe të transferuara nga Buxheti në Bankën e Zhvillimit

    Jankullovski: Borxhi publik këtë vit 10.2 miliardë euro

    LEXO GJITHASHTU

    Rusët me raketa balistike sulmojnë vendbanimet civile në Ukrainë

    January 2, 2026

    Bënte pushime në Prizren dhe deklarohej e sëmurë në Suedi, zbulohet mashtrimi i polices

    January 2, 2026

    “Babën tem që ka vdekur për këtë tokë, kjo ma ndalon fjalën”, Labi ‘shpërthen’ ndaj Hygertës

    January 2, 2026

    Ginovska: Gjithsej 1700 mbikëqyrje për ndotjen e ajrit dhe 398 parregullsi

    January 2, 2026
    TË TJERA

    Qytetarët e Shqipërisë dynden drejt Kosovës për turizëm dimëror

    January 2, 2026

    Ministri izraelit i Kulturës thotë se Gaza i përket Izraelit, palestinezët janë thjesht “mysafirë”

    January 2, 2026

    Ylli i Interit refuzon Fenerbahcen, preferon kalimin te rivali Juventus

    January 2, 2026
    Facebook X (Twitter) TikTok Instagram YouTube

    LAJME

    • Zgjedhjet
    • BB VIP Kosova
    • BB VIP Albania
    • Moti në Kosovë
    • Moti në Shqipëri

    SPORTI

    • La Liga
    • Premier League
    • Serie A
    • Ligue 1
    • Superliga e Kosovës
    • Supeerliga e Turqisë

    TË TJERA

    • Lajme
    • Policia e Kosovës
    • Prishtina
    • Bashkimi Evropian
    • Inteligjenca Artificiale

    Subscribe për të gjitha lajmet

    Merrni lajmet i pari

    © 2026 Korrekt Press.
    • Privacy Policy
    • Terms
    • Accessibility

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.