Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka folur për ndryshimin e marrëdhënieve mes SHBA-së dhe Evropës.
Duke folur në Konferencën e Sigurisë në Mynih, ai thotë se nuk i pranon thirrjet se Evropa duhet të heqë dorë nga SHBA-ja si partner, shkruan skynews.
Megjithatë, një hendek është hapur mes Evropës dhe SHBA-së, dhe zv/presidenti amerikan JD Vance kishte të drejtë kur e tha këtë në konferencë një vit më parë, thotë Merz.
– YouTube www.youtube.com
Vance kritikoi ashpër Britaninë e Madhe dhe Evropën për “rrëshqitje mbrapa” në çështjen e lirisë së fjalës dhe demokracisë në një fjalim në konferencë vitin e kaluar.
Merz insiston se Evropa dëshiron të ndërtojë një partneritet të ri transatlantik dhe është më e fortë së bashku me SHBA-në, pasi edhe Uashingtoni nuk është aq i fuqishëm sa të veprojë vetëm.
“Ne nuk po e bëjmë këtë duke e përjashtuar NATO-n. Po e bëjmë duke ndërtuar një shtyllë evropiane të fortë dhe të pavarur brenda aleancës”, thotë ai.
Ndryshe, Merz ka folur edhe rreth zgjerimit të Bashkimit Evropian drejt vendeve të Ballkanit Perëndimor. /Telegrafi/