Legjenda e Manchester United, Wayne Rooney, beson se Arsenali do ta mposhtë Manchester Cityn për garën për titullin e Ligës Premier këtë sezon.
Arsenali aktualisht është pesë pikë para Cityt në tabelë, por ka një ndeshje më shumë dhe kjo mund ta zvogëloj diferencën.
Megjithatë, ish-legjenda e Unitedit, Rooney, beson se Topçinjtë do të triumfojnë në fund, duke fituar titullin e Ligës Premier.
“Mendoj se një faktor i madh do të jetë nëse Manchester City dhe Arsenal takohen në Ligën e Kampionëve”, shtoi Rooney, i cili foli para barazimit të Arsenalit me Wolves.
“Emocionet rreth finales së Kupës së Ligës, ndeshjeve të Ligës së Kampionëve, nëse është kështu, dhe pastaj ndeshjes në Etihad”.
“Emocionet rreth atyre ndeshjeve dhe çfarë do të sjellin ato, kushdo që del fitues në ato, mendoj se do ta fitojë ligën”.
“Do të preferoja që Arsenali ta fitonte. Kam luajtur për Manchester United për 13 vjet! Për mua, Liverpooli është vendi që nuk do të doja ta fitonte dhe pastaj do të ishte City. Mendoj se Arsenali thjesht do ta fitojë”, përfundoi ish-ylli anglez. /Telegrafi/