Mesfushori me prejardhje nga Kosova Dion Kacurri po kërkon të largohet nga Baseli, por po ka vështirësi për të gjetur klub të ri.
Në përballjen që Baseli e fitoi ndaj Lausanne-Sport me rezultat 2-1, lojtari ishte prapë në qendër të vëmendjes pasi duhej të luante me ekipin e dytë.
Siç raporton mediumi zviceran “4-4-2”, Kacuri nuk është aspak i kënaqur me situatën te Baseli, meqenëse ka zhvilluar vetëm pesë paraqitje (pra 278 minuta) në Superligën e Zvicrës.
Lojtari thuhet se e ka kërkuar largimin qysh në verë, por shkaku i disa lëndimeve një gjë e tillë iu pamundësua.
Gjithnjë në bazë të këtij raporti, gjatë afatit kalimtar dimëror 22-vjeçari prapë kishte dëshirën e njëjtë, ku punësoi edhe disa agjentë, por lëvizja prapë ishte e pasuksesshme.
Kontrata e Kacurit skadon në vitin 2028, kurse nuk mund të lëvizë së paku deri në verë. Gjasat mbesin të mëdha që mesfushori të vazhdojë të luajë me ekipin e dytë përpos nëse ka ndonjë lëndim te skuadra e parë e Baselit./Telegrafi/