Artistja me rrënjë shqiptare Donna Dafi po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e mediave ndërkombëtare, teksa së fundmi portali australian i muzikës TAGG – The Alternative Gig Guide i ka kushtuar një artikull të veçantë, duke e cilësuar si një nga zërat më premtues të vitit 2026.
Në shkrimin e tyre, mediumi ndalet te projekti i saj më i ri muzikor, Primadonna, të cilin e përshkruan si një këngë të sofistikuar me energji magnetike dhe me një identitet të qartë artistik.
Vëmendje të veçantë i kushtohet refrenit me mesazh fuqizues personal “I’m not your Donna, not your primadonna”, që sipas tyre ndërthur ndjeshmërinë emocionale me forcën vokale të artistes.
Foto: Donna Dafi/Instagram
TAGG shkon edhe më tej në vlerësim, duke e vendosur Donna Dafin në një linjë krahasimi me emra të njohur të skenës ndërkombëtare si Dua Lipa dhe Tate McRae, një paralelizëm që sugjeron potencialin e saj për një ngritje të rëndësishme globale.
Ky vlerësim nga një platformë ndërkombëtare muzike konsiderohet një sinjal i fortë për rrugëtimin e artistes, ndërsa viti 2026 shihet si një moment kyç që mund ta çojë Donna Dafin drejt një pranie edhe më të madhe në skenën botërore. /Telegrafi/
– YouTube youtu.be