Mbretëria e Bashkuar njoftoi sot se do t’i ofrojë Ukrainës raketa shtesë shumërolëshe për të forcuar mbrojtjen ajrore të vendit.
Dhe sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, paketa përfshin 1,000 raketa.
Sipas Ukrinform, Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar e deklaroi këtë në platformën e mediave sociale X.
“Mbretëria e Bashkuar është gati të dorëzojë 1,000 raketa shtesë të lehta shumërolëshe”, thuhet në deklaratë.
Siç bëhet e ditur më tej, Londra do të furnizojë Kievin me raketa të lehta shumërolëshe (LMM), të prodhuara në qytetin e Belfastit.
Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar shtoi se kjo do të ndihmojë Forcat e Mbrojtjes të Ukrainës të mbrojnë infrastrukturën e vendit nga sulmet ruse me raketa dhe dronë.
Sipas Ukrinform, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte shprehu besim se aleatët do të gjejnë 15 miliardë dollarë për të financuar programin PURL në vitin 2026. /Telegrafi/