Max Allegri e ka pranuar se gara për Scudetto ka mbaruar për Milanin, pas humbjes ndaj Napolit, kështu që ata duhet të luftojnë për objektivin primar që kishin, kthimin në Ligën e Kampionëve.
Rossonerët bënë ndryshime të mëdha për ndeshjen me Napolin, me Allegrin që La në stol Rafael Leao dhe Christian Pulisic, të cilët nuk ishin plotësisht në formë, duke I besuar dyshes Niclas Fullkrug dhe Christopher Nkunku.
Napoli është tani në vendin e dytë me 65 pikë, ndërsa Milani bie në pozitën e tretë me 63 pikë.
“Scudetto? Tani jemi jashtë. Inter ka 9 pikë avantazh dhe Napoli është përpara. Duhet të mendojmë ndeshje pas ndeshjeje”.
“Duhet të qëndrojmë të qetë dhe të mbajmë avantazhin tonë për të arritur kualifikimin në Ligën e Kampionëve”, deklaroi Allegri.
Trajneri theksoi gjithashtu rëndësinë e fitimit të ndeshjeve të ardhshme dhe rikuperimin e lojtarëve të dëmtuar, për të mbajtur ekipin konkurrues deri në fund të sezonit. /Telegrafi/